Skuadra e HEC Dragobia në operacion për shuarjen e zjarrit në kurorën e Valbonës

Paraditen e të Enjtes, në luginën e Valbonës në zonën e fshatit Dragobi  janë identifikuar 5 vatra zjarri të përmasave të mëdha të cilat u përhapen me shpejtësi. E menjëhershme ka qënë ndërhyrja e Agjensisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura dega Kukës, e cila ka kërkuar ndihmën e punonjësve të Gener 2, të angazhuar në ndërtimin e centralit hidroelektrik në Dragobi. Menjëherë, një grup i posaçëm pune u nis drejt vatrave duke organizuar punën për shuarjen e zjarreve.
Zjarret e vendosura nga individë që kërkojnë të hapin kullota në Valbonë kanë vënë në rrezik kreshtat e këtyre anëve. Shpesh të ndodhura në vende të thella, ndërhyrja në kohë dhe me shpejtësi është jetësore.
“Zhvillimi i qwndrueshwm i verilindjes dhe mbrojtja e natyrës është prioritet i kompanisë, – thanë drejtues të kantierit të Gener 2 – ndaj shuarja e të 5 vatrave të zjarrit pas thirrjes së AKZM-së, mobilizoi menjëherë stafin e kompanisë, duke izoluar zonën e dëmtuar dhe shuar zjarrin”.