Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Gener 2 shpk ofron këtë faqe interneti për qëllimin e vetëm të kënaqësisë, edukimit dhe informimit tuaj. Ne dëshirojmë t’ju inkurajojmë të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit përpara përdorimit të kësaj faqe interneti.

Këto terma dhe kushte përdorimi janë të zbatueshme për faqen e internetit të Gener2 www.gener2.al dhe gjithashtu mund te jenë të zbatueshme për faqet e internetit të promovuara nëpërmjet faqes tonë (faqet e internetit të linjave tona të biznesit dhe/ose te subjekteve të lidhura me ne). Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdormi. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet të hyni dhe as nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

Vetëm nëse deklarohet ndryshe, ne zotërojmë të drejtat mbi pronën intelektuale të faqeve të këtij website dhe të gjitha dokumentave të disponueshme në të. Asnjë informacion dhe/ose përmbajtje nuk mund të riprodhohet dhe/ose ripublikohet në çdo formë, përveçse jeni të lirë të shkarkoni, shfaqni, apo printoni vetëm për përdorim personal jo komercial.

Ju nuk duhet të përdorni këtë faqe në ndonjë mënyre që mund t’i sjellë dëme faqes tonë ose në asnjë mënyrë tjetër e cila mund të jetë e dëmshme, e jashtëligjshme, apo të përbëjë mashtrim.

Deklarate Informuese

Kjo faqe mund të përmbajë pasaktësi të paqëllimshme teknike dhe/ose informuese, gabime tipografike, ose gabime të rastit. Me gjithë përpjekjet tona të arsyeshme për të siguruar që informacioni i dhënë është i besueshëm, i saktë dhe i plotë, ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për çfarëdo gabimi të paqëllimshëm dhe të rastit. Çdo mbështjetje juaja në këtë informacion është rigorozisht vetëm përgjegjësi juaja.

Ne sigurojmë informacion për investitorë, klientë, punonjës, kontraktorë, nënkontraktorë dhe furnitorë egzistues dhe potencialë si dhe për çdo vizitor, me qëllim informimin mbi aktivitetet e kompanisë tonë. Megjithatë, ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë vendim që marrin këto palë, që mbështetet vetëm në informacionin e siguruar në këtë faqe. Çdo pale, nën përgjegjësinë e vetë, duhet të kryejë kërkime dhe investigime të mëtejshme për informacion në mënyrë që të marrë vetë vendimet e saj të mirëinformuara.

Ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime në formatin, përmbajtjen, faqet, dokumentat dhe çdo informacion të kësaj faqe interneti (websiti), në çdo kohë dhe pa asnjë paralajmërim.