Ndërtimi i Godinës dhe Kullës së Re ACC

Në kuadër të zbatimit të Projektit të Modernizimit të Hapësirës Ajrore Kombëtare, që synon të rrisë sigurinë e fluturimit, të reduktojë vonesat dhe optimizojë fluturimet në mënyrë sa më efikase në përputhje me objektivat e Komisionit Europian, Agjenca Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA) ka finalizuar projektin për ndërtimin e ndërtesës së Kontrollit të Trafikut Ajror (ACC), i cili është zbatuar dhe ndërtuar nga kompania Gener 2.

Ndërtesa e re e ACC u projektua, ndërtua dhe dorëzua brenda afateve kohore të paracaktuara dhe përfshin dhoma operative për kontrollin e trafikut ajror. Ndërtesa e ACC, e implementuar në partneritet me Lockheed Martin, SHBA, është rezultat i punës së një stafi të kualifikuar dhe të përkushtuar të kompanisë Gener 2.

Struktura e re e inaguruar u ndërtua në përputhje të plotë me standardet teknologjike të Komisionit Europian.