Home » News » Ndërtim i Rrugës së Arbërit
Një nga projektet tona më të rëndësishme në proçes, është ndërtimi i Rrugës së Arbërit, Loti 1 (Segmenti Ura e Brarit–Hyrje Tuneli Qafë Murrizë).
Gener 2 është një nga kontraktorët e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në projektin për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, e cila është pjesë e rrugës që do të lidhë qytetin e Tiranës me atë të Dibrës për të përfunduar deri në Maqedoni.
Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i infrastrukturës së transportit rrugor në Shqipëri, për të përmbushur nevojat në rritje për shërbimet e transportit në përputhje me zhvillimet e shpejta në rang kombëtar dhe lokal të vendit.
Rruga është projektuar konform parametrave të reja teknike Shqiptare, B2. Gener 2 ka në përgjegjësi ndërtimin e 5.5 km të segmentit Ura e Brarit–Hyrje Tuneli Qafë Murrizë, i cili pritet të realizohet brenda muajit Janar, 2013.