Strategjia

Strategjia e Gener 2 është e fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve kyc në ndërtim dhe infrastrukturë, energji dhe telekomunikacion, industrinë e pasurive të paluajtshme dhe shitje me pakicë. Kompania është e angazhuar në ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për të ecur paralelisht me zhvillimin ekonomik të vendit si edhe të tregjeve të vendeve të rajonit ku operon. Kjo strategji përfshin fokusimin në favor të zhvillimit dhe përfundimit të një numri të madh projektesh në Shqipëri dhe rajon, duke krijuar një burim të ardhurash të vazhdueshëm dhe duke shfrytëzuar me rendiment të larte aftësitë drejtuese dhe kapitalin e kompanisë për të siguruar rritje të qëndrueshme në të ardhmen.

Angazhimet tona ndaj:

Inovacionit – Gener 2 është gjithmonë në kërkim të risive me qëllim përmirësimin e cilësisë së punës dhe shërbimeve të ofruara. Stafi dhe punonjësit tanë, janë pjesë integrale e zhvillimit të proceseve të përmirësimit të cilësisë dhe produkteve, dhe vazhdimisht janë të inkurajuar për të prezantuar dhe promovuar ide të reja inovatore.Suksesi ynë mbështetet në kërkime të vazhdueshme, zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve inovatore. Investimet e vazhdueshme të Gener 2 në fushat e kërkimit dhe zhvillimit sjellin benefite jo vetëm për kompaninë por njëkohësisht edhe për tregun Shqiptar.

Sigurisë – Pjesë integrale e suksesit të Gener 2 është siguria e punonjësve dhe kontraktorëve gjatë zbatimit të detyrave të tyre. Gener 2 vazhdimisht monitoron dhe studion risqet potenciale dhe rregullisht përditëson planet dhe sistemet teknike të sigurisë, qoftë lidhur me sinjalistikën e dukshme dhe të qartë ne terren apo me përdorimin e pajimeve të duhura.Inspektorët tanë të sigurisë, kujdesen që Gener 2 të operojë në përputhje të plotë me të gjitha rregulloret e aplikueshme lidhur me shëndetin dhe standardet. Rezultatet e pritshme janë kostot e reduktuara dhe rritja e produktivitetit si rrjedhoje e minimizimit të aksidenteve në punë. Por, mbi të gjitha, punonjësit tanë punojnë në kushtë të larta sigurie edhe ne ambientet dhe terrenet më të vështira dhe të largëta.

Përgjegjësisë Sociale – Të jesh i përgjegjshëm ndaj komunitetit do të thotë që të gjitha vendimet e ndërmarra nga kompania nuk duhet të kenë asnjë impakt negativ apo ne disfavour të komunitetit. Të gjithë palët e përfshira në process duhet të jenë të mirëinformuara në mënyrën më transparente dhe të drejtë të mundshme mbi risqet e mundshme që mund të mbartë një projekt I caktuar.

Mjedisit – Ne jemi të angazhuar në përpjekjet tona të vazhdueshme për reduktimin dhe minimizimin e impaktit mjedisor duke:

  • Reduktuar konsumin e risurseve;
  • Menaxhuar konsumin e energjisë dhe performancës;
  • Përzgjedhur materiale dhe pajisje të cilat kanë impakt mjedisor minimal;
  • Angazhuar kontraktorët dhe bashkëpunëtorët tanë që të punojnë në përpthuje me parimet tona mjedisore