Misioni ynë

Gener 2 është krijuar për të realizuar projekte dhe shërbime të integruara me një përkushtim të palëkundur ndaj sigurisë, cilësisë dhe vlerave kundrejt klientëve, partnerëve, bashkëpunëtorëve dhe punonjësve tanë. Angazhohemi të hartojmë, financojmë, ndërtojmë dhe të menaxhojme projekte që rrisin mirëqenien e komunitetit. Biznesi ynë, me zanafillën e tij në sektorin e ndërtimit, me kalimin e kohës është rritur në numra si dhe ka njohur diversifikim të portofolit, duke përmirësuar sektorë thelbësorë të tillë si ai i rrugëve, ujërave, energjisë, medias, ndertimeve rezidenciale, aktivitetit komercial e konesioneve/PPP.
Qëndrojmë pranë njerëzve për t’i kuptuar nevojat e tyre, e jemi të aftë për të realizuar atë çfarë premtojmë – brenda e jashtë vendit.

Vizioni ynë

Do të vazhdojmë të zbulojmë çdo mundësi për të rritur e për të diversifikuar biznesin me qëllim të ndërtimit së një të ardhme më të mirë, më të gjelbër e më të qëndrueshme për komunitetin dhe për klientët, të cilëve iu shërbejmë me krenari.

Vlerat

Përgjegjësia & Integriteti – Ne jemi të përgjegjshëm, të përkushtuar dhe të vetëdijshëm për projektet që realizojmë duke aplikuar standarde solide etike në çdo punë tonën. Ne punojmë me profesionalizmin më të lartë me partnerët tanë të biznesit duke respektuar traditat dhe kulturen lokale, duke ruajtur integritetin e kompanisë. Ne jemi të vëmendshëm që sjellja jonë e biznesit të jetë konform kuadrit ligjor, dhe punonjësit tanë të ruajnë standardet më të larta të etikës në përfaqësimet e kompanisë.
Ne vëmë theksin ne ruajtjen e konfidencialitetit dhe integritetit te partnerëve tanë të biznesit, klientëve, kontraktorëve, nën – kontraktorëve dhe punonjësve. Integriteti dhe respekti, përbëjnë themelet e kulturës se Gener 2.

Përkushtimi ndaj Biznesit – Ne jemi të përkushtuar ndaj punës në grup për të arritur rezultatet maksimale. Projekti juaj është një ndërmarrje e përbashkët, ndaj ne veprojmë si një organizatë e konsoliduar – duke ndërtuar suksesin së bashku. Ne bashkëpunojmë shumë ngushtë me njëri tjetrin, për t’i shërbyer me efikasitet klientëve tanë. Duke qëndruar konsistentë në ruajtjen e standardeve tona të larta në shërbime dhe staf, ne paraqesim gjithmonë ekipet me idetë dhe përvojën më brilante në çdo angazhim tonin, me qëllimin e vetëm që klienti të shohë dhe të ndjejë përkushtimin maksimal të stafit tonë.

Pajtueshmëria & Antikorrupsioni – Gener 2 synon të promovojë një kulturë organizative që mbështet sjelljen etike, një angazhim ndaj vlerave të kompanisë dhe pajtueshmërisë me kuadrin ligjor. Për këtë qëllim, Gener 2 ka ravijëzuar, implementuar dhe po monitoron një program pajtueshmërie efektiv, për të reflektuar praktikat më të mira të industries dhe të jetë konsistent me legjislacionin e aplikuar. Programi i pajtueshmërisë dhe etikës synon të paraqesë rezultate lehtësisht të prekshme, duke përfshirë kulturën e besimit, përgjegjësisë dhe integritetit si edhe përmirësimin e programit për parandalimin, mbrojtjen, përgatitjen, identifikimin dhe kundërpërgjigjën ndaj papajtueshmërisë.
Kodi Profesional i Sjelljes së Gener 2 ( GE2 – HR – COD – 003-02 ), politikat dhe udhëzimet e menaxhimit , duke përfshirë Politikat Antikorrupsion dhe Anti Mitëmarrje , Dhuratat ose të mira të tjera financiare, Sponsorizimet , Donacionet Politike & të Bamirësisë janë në fuqi dhe vendosin standardet e sjelljes së Gener 2 ndaj Pajtueshmërisë dhe Antikorrupsionit.