Home » News » TAP Ndërtimi i Rrugëve Ndihmëse dhe Urave në Shqipëri
Një nga projektet më të rëndësishëm të Gener 2, është Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), një projekt për zhvillimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës. TAP-i do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror. Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 211 kilometra në pjesën tokësore. Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë, vijon në Korcë, Skrapar, Berat dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare. Gener 2 është përzgjedhur nga TAP për përgatitjen dhe rehabilitimin e infrastrukturës rrugore dhe urave në Shqipëri, një projekt i cili është drejt përfundimit. Lexoni deklaraten per shtyp.