Gener 2 hap aplikimet për “Project Management Academy”

Nëse synon një karrierë të suksesshme si menaxher projekti, kjo akademi është për ty.

Gener 2 prezanton “Project Management Academy”, një program unik zhvillimi 18-mujor, i krijuar për të trajnuar dhe zhvilluar brezin e ardhshëm të menaxherëve të projekteve në industrinë e ndërtimit.

Kjo akademi ofron punësim, eksperiencë praktike në projekte reale, mentorim nga profesionistët më të mirë të kompanisë dhe zhvillimin e aftësive menaxheriale në projekte moderne.

Çfarë do të përfitosh nga kjo akademi?

Kandidatët e përzgjedhur do të punësohen dhe do të angazhohen drejtpërdrejt në projektet më të rëndësishme të kompanisë për të përfituar ekspertizën lokale. Gjithashtu, ata do të mësojnë dhe praktikat më të mira ndërkombëtare duke ndjekur paralelisht një proces certifikimi përmes regjistrimit në ‘Project Management Institute’ (PMI), me qëllim pajisjen me certifikatë nga ‘Certified Associate in Project Management’ (CAPM).

Gener 2 do të sponsorizojë certifikimin CAMP dhe do t’i mbështesë kandidatët gjatë gjithë rrugëtimit, duke ofruar të gjithë mbështetjen teknike të nevojshme, si dhe duke rimbursuar kostot e trajnimeve online dhe të procesit të certifikimit.

Përgjatë 18 muajve të akademisë, pjesëmarrësit do të kalojnë në departamentet kryesore që kontribuojnë në realizimin e suksesshëm të projekteve të ndërtimit, duke përfshirë:

  • Menaxhimin e projekteve
  • Departamenti i projektimit
  • Zbatimin në terren
  • Planifikimin dhe buxhetim i projektit
  • Prokurimet
  • Kontrollin e kostove të projektit
  • Cilësinë dhe standardet teknike
  • Shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Departamenti i Mjedisit dhe Impakti Social

Me përfundimin me sukses të programit, kandidatët do të kalojnë vlerësimin nga mentorët e departamenteve, nga bordi ekzekutiv dhe testet online për të përfituar certifikatën.

Ky model i integruar i të mësuarit u mundëson pjesëmarrësve të kuptojnë në praktikë çdo fazë të ciklit të jetës së një projekti dhe të ndërtojnë kompetencat e nevojshme për të udhëhequr projekte komplekse në të ardhmen.

Për kë është kjo akademi?

“Project Management Academy” është krijuar për studentë dhe të diplomuar në fushën e inxhinierisë dhe ndërtimit, të cilët synojnë të ndërtojnë një karrierë afatgjatë në menaxhimin e projekteve në sektorin e ndërtimit.

Kandidatët duhet të kenë:

  • Diplomë ose studime në nivel Master në Inxhinieri ose Ndërtim
    • Njohuri të mira të gjuhës angleze
    • Gatishmëri për të punuar si në zyrë ashtu edhe në terren
    • Ambicie për zhvillim profesional dhe lidership

Procesi i përzgjedhjes

Përzgjedhja e kandidatëve do të zhvillohet në disa faza:

  1. Vlerësimi i CV-së
  2. Testimi online i aftësive konjitive dhe profilit profesional
  3. Intervistë

Apliko Tani:

Nëse dëshiron të mësosh nga profesionistët më të mirë të industrisë, të fitosh përvojë reale në projekte moderne dhe të ndërtosh një karrierë si menaxher/e projekti, kjo është mundësia jote.

Për të aplikuar, dërgoni në adresën careers@gener2.al:

  • CV
    • Letër motivimi (maksimumi një faqe)
    • Kopje të diplomës
    • Kopje të certifikatave dhe trajnimeve (nëse dispononi)

Ky program do të jetë i hapur përgjatë 2 viteve të ardhshme për t’i dhënë mundësinë e aplikimit sa më shumë kandidatëve.

*Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e ngushtë pas vlerësimit do të ftohen për intervistë.

* Gener 2 garanton se të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.