Home » News » Tri dekada duke udhëhequr sektorin e ndërtimit në Shqipëri
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, është transformuar gjatë viteve të fundit, nga thjesht m2 ndërtim, në një paketë kërkesash komplekse, si cilësia e ndërtimit, efikasiteti energjitik/akustik, artitektura, vendodhja dhe elementë të tjerë që përcaktojnë më saktë vlerën e pronës.
Gener 2, me plot tre dekada aktivitet në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, po e mbështet strategjinë e zhvillimit pikërisht mbi këto elemente, nga projektet rezidenciale e komerçiale deri tek qendrat tregtare që janë kthyer në pika referimi dhe destinacione të preferuara në kryeqytet.
Lake View, kompleks modern për banim, por edhe investim
Një nga projektet kryesore të viteve të fundit, të realizuara nga Gener 2 është kompleksi rezidencial Lake View, ku vëmendje e posaçme i është kushtuar cilësisë së materialeve, qëndrueshmërisë së strukturës, eficiencës energjetike dhe izolimit akustik. Fasada dhe mënyra e realizimit të soletave ndërmjet kateve janë projektuar për të siguruar nivele të larta të izolimit akustik.
Por përtej standardeve të banimit, Lake View paraqitet edhe si një investim në pasuri të paluajtshme që ka përfituar nga rritja e çmimeve në tregun e kryeqytetit.
“Pikërisht prej vendndodhjes, prej kërkesës dhe prej cilësisë maksimale të ndërtimit, vlera aty vetëm është rritur. Përveç një apartamenti për të jetuar me familjen, Lake View është një mundësi shumë e mirë investimi”, shprehet Tedi Gogu, menaxher projekti i Lake View.
Sipas tij, rritja e vlerës ka qenë veçanërisht e fortë gjatë viteve të fundit. “Është fakt që, vetëm në pesë vitet e fundit vlera e pronave aty është dyfishuar. Çmimi i apartamenteve në Lake View ka filluar me 1,600 euro dhe tani ka shkuar në 3,500 deri në 4,000 euro”, thotë Gogu.
Siguria e investimit, edhe më e rëndësishme sesa vlera
Siguria e investimit është një tjetër element mbi të cilin Gener 2 kërkon të ndërtojë marrëdhënien me klientët, në një treg ku blerja e një apartamenti përfaqëson shpesh një nga vendimet më të rëndësishme financiare për një familje.
“E pëlqej shumë kur klientët drejtohen me një siguri tek Gener 2. Sepse tek ne ata gjejnë siguri dhe garanci në investimin e tyre”, shprehet Edlira Xhemali, drejtuese e Departamentit të Pasurive të Paluajtshme në Gener 2.
Sipas saj, eksperienca e krijuar ndër vite dhe standardet e aplikuara në projektet e kompanisë janë elemente që kanë ndikuar në pozicionimin e saj në treg.
“Prej tre dekadash, Gener 2 është pozicionuar si kompania lider në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Sepse në të gjitha ndërtimet e veta ka arritur të vendosë standarde të reja në cilësinë e ndërtimit”, thekson Xhemali.
Vertical Forest, integrimi i gjelbërimit me ndërtimin
Një tjetër projekt që shënon një qasje të ndryshme në zhvillimet rezidenciale të kryeqytetit është Vertical Forest. Projekti mbështetet në ekspertizën e “Stefano Boeri Architetti” dhe synon të sjellë në Tiranë konceptin e integrimit të gjelbërimit drejtpërdrejt në strukturën e ndërtesës.
Në këtë rast, gjelbërimi nuk trajtohet vetëm si element estetik. Arkitektura, inxhinieria dhe natyra konceptohen si pjesë të të njëjtit sistem, ndërsa pas fasadës së gjelbër qëndrojnë zgjidhje teknike që lidhen me vendosjen e bimësisë, vaditjen inteligjente dhe mirëmbajtjen e fasadës.
“Vertical Forest është ndërtesa më ikonike dhe novative në Shqipëri. Ajo çfarë e bën më të veçantë është koncepti i ri i të jetuarit që ofron, ku arkitektura, inxhinieria dhe natyra bëhen bashkë me një sistem të vetëm”, shprehet Edlira Koleci, drejtuese e Departamentit të Projektimit në Gener 2.
Sipas Kolecit, pikërisht pas elementit më të dukshëm të projektit, pemëve dhe bimësisë, ndodhet një punë e konsiderueshme arkitektonike dhe inxhinierike. Sistemi i vazove, vaditja inteligjente dhe sistemi i mirëmbajtjes së fasadës janë pjesë e konceptit teknik mbi të cilin është zhvilluar ndërtesa.
Një tjetër avantazh që kompania evidenton për Vertical Forest është vendndodhja në Tiranë, pranë Parkut të Liqenit.
Projekte ikonë dhe destinacione të reja që presin mbi 10 milion vizitorë çdo vit
Përgjatë tre dekadave, Gener 2 ka sjell standarde të reja edhe me projektet e saj komerçiale. Nga ABA Business Center, deri tek dhe qendrat tregtare COIN dhe TOPTANI, të cilat janë kthyer në destinacionet më të dashura të Tiranës, duke mirëpritur mbi 10 milion vizitorë çdo vit.
Më shumë se qendra tregtare, COIN dhe TOPTANI janë destinacione urbane në zemër të qytetit: aty ku arkitektura bashkëkohore, energjia e qytetit dhe eksperiencat moderne bashkohen për të krijuar hapësira plot jetë, argëtim dhe momente të bukura për të gjithë grupmoshat.
Me Lake View, Vertical Forest, Toptani Shopping Center dhe me shumë projekte të reja moderne në portofolit aktual, Gener 2 synon të vijojë modelin e ndërtuar gjatë tre dekadave: kombinimin e arkitekturës, inxhinierisë, cilësisë së ndërtimit dhe vlerës së investimit, duke i përshtatur projektet me mënyrat e reja të të jetuarit dhe me zhvillimin e tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme.