Deklaratë Informuese Për Publikun

Gener 2 informon publikun dhe median se çdo narrativë e shpërndarë së fundmi në lidhje me incidente pranë kantierit në Velipojë, pranë fshatit Rrjoll dhe Ranës së Hedhun, nuk pasqyron realitetin.

Kompania distancohet plotësisht nga çdo përpjekje për spekulim apo për të tërhequr vëmendje në mënyrë të pajustifikuar në kurriz të reputacionit të saj.

Gener 2 operon prej vitesh me standarde të larta profesionale, në respekt të plotë të ligjit, institucioneve dhe komunitetit ku zhvillon aktivitetin e saj. Çdo aktivitet zhvillohet në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë.

Çdo përhapje e informacionit të pavërtetë apo keqinformimit që cenon reputacionin e kompanisë do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, përmes ndërmarrjes së hapave të nevojshëm ligjorë.

Punimet në projekt vijojnë normalisht dhe sipas planit.