Portofoli ynë i ndërtimit është i larmishëm dhe kompleks duke përfshirë objekte rezidenciae, qendrare tregtare dhe biznesi, infrastrukturë rrugore, ujësjellës dhe kanalizime, fibra optike, fabrika të përpunimit, porte dhe kullën e kontrollit ajror të aeroportit kombëtar. Njëkohësisht, Gener 2 ka lënë gjurmë domethënëse në fushën e ndërtimit me objekte thuajse në çdo zonë të kryeqytetit.
Një nga projektet më të rëndësishëm të Gener 2, është Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), një projekt për zhvillimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës. TAP-i do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror. Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 211 kilometra në pjesën tokësore. Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë, vijon në Korcë, Skrapar, Berat dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare. Gener 2 është përzgjedhur nga TAP për përgatitjen dhe rehabilitimin e infrastrukturës rrugore dhe urave në Shqipëri, një projekt i cili është drejt përfundimit.(Për më shumë info klikoni këtu).
Dëshmi e qasjes sonë të sukseshme janë projektet e përfunduara apo në zbatim, si më poshtë listuar.