Hidrocentrali i Qarrishtës dhe i Dragobisë

Gener 2 aktualisht po investon ne HEC-in e Qarrishtes, i cili ndodhet në pjesën lindore të Shqipërisë.
Ky projekt do të ketë një fuqi të instaluar 35 MW.

Gjithashtu, Gener 2 zotëron liçensën për të ndërtuar, operuar dhe transferuar hidrocentralin e Dragobisë në lumin e Valbones, në veriun e Shqipërisë. Projekti ka një fuqi totale të instaluar prej 21.9 MË.

Projekti konsiston në skemën e lumit me deviacion, që do të thotë nuk do të ketë rezervuare uji apo diga dhe prodhimi i energjisë varet drejtpërdrejt nga ujerat sezonale. Një nga avantazhet kryesore të projektit të Hec-it ështe funksionimi i tij pa patur nevojë për rezervuare uji duke krijuar kësisoj burime të qëndrueshme të energjisë së rinovueshme. Një nga elementët kyc në të tilla projekte është ruajtja e padiskutueshme e një prurje ekologjike të lumit me qëllim mbrojtjen e ekosistemit, florës dhe faunës. Hec-i është projektuar në një mënyrë të tillë që të ruajë rrjedhjen ekologjike të lumit, duke patur kujdes të veçantë për peshqit dhe rrjedhën e tyre pa pengesa.

Projekti përbëhet nga dy Hec-e të vegjël. Një prej tyre ndodhet në Çerem, përrua i lumit të Valbonës, dhe tjetri në lumin e Valbonës pranë fshatit të Dragobisë. Të dy projektet do të kenë tuba nën tokë, të cilët do të marrin ujë nga tuneli për në turbine, duke bërë kësisoj që projekti të jetë thuajse i padukshëm. Vlen të theksohet se shtrati i lumit nuk do të thahet përgjatë segmentit të shkurtër ku uji do të devijohet. Uji i devijuar, pa asnjë ndotje apo mbetje dhe që sipas studimeve, akoma dhe më i pastër pas daljes nga tuneli, do t’i rikthehet lumit në rrjedhën e tij natyrale. Uji do të prodhojë një nivel të konsiderueshëm energjie alternative me një impakt mjedisor minimal.

Godina ku do të vendoset turbina e Hec-it, është në harmoni të plotë me mjedisin përreth dhe arkitektura e saj ruan linjat tradicionale të zonës duke përdorur vetëm materiale guri.

Bazuar në disa burime, si Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, Administrada e Informacionit të Energjisë, Autoriteti për Energjinë i Ontario-s në Kanada, është vërtetuar shkencërisht se projektet me skemën e deviacionit, kanë impaktin më të ulët në mjedis.

Vlen të theksohet se zona ku do të zhvillohet projekti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe serioze në kohë nga ndërhyrjet e shumta që janë bërë në të nga dora e njeriut. Në bashkëpunim të ngushtë me organet e qeverisjes vendore dhe autoritetet përkatëse, ne kemi identifikuar disa zona të dëmtuara, për të cilat kompania ka marrë angazhimin t’i rehabilitojë duke i kthyer në gjendjen e mëparshme.

Gener 2 ka një përvojë të gjatë dhe te suksesshme në trajtimin dhe rehabilitimin e zonave të tilla. Ndaj, falë punës së kujdesshme, burimeve dhe stafit të kualifikuar, mjedisi jo vetëm do të ruhet por do të rehabilitohet aty ku ka nevojë.

Një kujdes i veçantë po tregohet për të minimizuar impaktin ambjental. Gener 2 është i angazhuar dhe përkushtuar për të realizuar ndërtime miqësore ndaj ambjentit dhe këtë e bëjmë me përgjegjësi.

Galeri