Home » Çfarë realizojmë » TAP Ndërtimi i Rrugëve Ndihmëse dhe Urave në Shqipëri
Tiranë, Shqipëri; Trans Adriatic Pipeline AG (TAP), ka përzgjedhur një sipërmarrje të përbashkët formuar si konsorcium nga Gener 2 sh.p.k dhe Sicilsaldo s.p.a për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri.
Ky vendim përmbyll procesin e para-kualifikimit të TAP (nisur në prill të vitit 2014), i ndjekur nga vlerësimet e ofertave nga kompanitë e shortlist-uara të cilat përmbushën kriteret rigoroze të para-kualifikimit. Ndërtimi i rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri është një hap vendimtar në përgatitjet e TAP-it për ndërtimin e tubacionit,i parashikuar për të filluar në vitin 2016. Lexoni deklaraten per shtyp.
Reference: TAP AG,. TAP Awards First Major Contract | For Construction Of Access Roads And Bridges In Albania. 2015. Web. 17 Apr. 2015.