Toptani Shopping Center

Toptani Shopping Center është destinacioni më i ri i blerjeve dhe argëtimit i pozicionuar në zonën më të gjallë, në zemër të Tiranës. Si projekti më i madh VRF në Shqipëri, me mbi 80 marka ndërkombëtare, të shtrira në 60,000 m2, në 8 kate dyqanesh dhe shërbimesh si dhe 4 kate parkimi, Toptani Shopping Center ka vendosur standartet më të larta në shërbime, dizajn arkitekturor dhe zgjidhje teknike.

Me një sipërfaqe prej 60 000 m2, organizuar në tetë kate dhe me një hapësirë parkimi prej 600 makinash, ne synojmë t’i sjellim tregut shqiptar një përvojë të paharrueshme blerjesh, ngrëniesh dhe argëtimi.

Qëllimi ynë është ta bëjmë Toptani Shopping Center një destinacionin perfekt për të prezantuar konsumatorin me markën tuaj. Ne besojmë që qendra jonë do të sjellë standartet më të larta në shërbime, si në detajet arkitekturale ashtu dhe në zgjidhjet teknike.

Ne synojmë të krijojmë një eksperiencë blerjesh dhe argëtimi, duke ofruar mundësitë më të mira të retail, e cila tejkalon çdo pritshmëri në një mjedis tërheqës dhe modern.

Ndërtesa jonë pritet të përfundojë brënda vitit 2016. Ne jemi fleksibël për të ofruar hapësira të përshtatura për nevojat e bizneseve dhe markave të palëve të interesuara.
Të dhënat kryesore:

Fillimi i Punimeve: 2011
Data e Parashikuar e Hapjes: 2016
Qëllimi: Multifunksionale
Sipërfaqja e Ndërtimit: 60 000 m2
Pozicion i përshtatshëm në qendër të Tiranës
Tetë kate për retail, zyra dhe hapësira argëtimi

  • Parkim i nëndheshëm me një kapacitet për 600 makina
  • Një disenjo i veçantë, tërheqës dhe arkitekturë moderne
  • Hapsirë e mirë pamjeje, e ndriçuar me atrium të hapur
  • Shtëpia e markave më të mëdha ndërkombëtare

Galeri

Video