Gener2 sjell A2, një stacion informativ të lidhur me CNN

Një rrjet i ri informativ 24-orësh do të nisë këtë vit në Shqipëri përmes një partneriteti ekskluziv më CNN

Tiranë, Shqipëri, 5 Shkurt, 2018. Gener2, një ndër kompanitë lider në Shqipëri, njofton me krenari, hapjen e stacionit të parë informativ A2, në një partneritet ekskluziv me CNN, liderin botëror të informacionit. Stacioni i ri do të ketë selinë dhe qendrën kryesore të prodhimit në Tiranë, i mbështetur nga njësi informative të vendosura në qytete të tjera në Shqipëri dhe në rajon.

Ngritja e A2 është rezultat i bashkëpunimit të dy emrave të rëndësishme, Gener2 dhe CNN. Të dy liderë në sektorët përkatës, Gener2 e CNN do të sjellin së bashku ekspertizën lokale dhe atë botërore, standardet dhe kapacitetet për nisjen e stacionit të ri.

Stacioni televiziv, që pritet të nisë punën në fund të vitit, do të ofrojë mbulim për rezidentët në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Me ngritjen e këtij stacioni informativ, të lidhur me CNN, të vendosur në Tiranë, ne duam të rrisim nivelin e prodhimit të lajmeve lokale, të ndryshojmë realitetin mediatik në Shqipëri dhe të ofrojmë një burim informacioni të shpejtë, të thelluar, të saktë dhe të besueshëm.

Në zhvillimin e kësaj sipërmarrje të re, emocionuese ne kemi bashkëpunuar me ekspertë të medias me shumë përvojë, me kompani ndërkombëtare liderë të teknologjisë, kreativitetit e komunikimit dhe besojmë se produkti final do të jetë përtej asaj që është aktualisht në Shqipëri, si dhe në tregun mediatik rajonal”, tha Bashkim Ulaj, CEO i Gener2.

Si një degë ekskluzive e CNN, stacioni i ri televiziv do të plotësojë programin e vet origjinal me përfshirjen e programeve të zgjedhura të CNN dhe lajmeve të përkthyera në gjuhën shqipe.

“A2 ka të gjithë potencialin për të sjellë në Shqipëri një stil të ri dhe unik gazetarie, duke qenë se bëhet partneri ekskluziv i CNN për vendin dhe i bashkohet rrjetit tonë prej me më shumë se 1,100 degësh në mbarë botën. Presim me padurim të punojmë me Gener2  në muajt e ardhshëm në trajnim, konsultim dhe ide mbi përmbajtjet për të zhvilluar një platformë mediatike, që mund të kthehet në lider të informacionit në Shqipëri”, tha Greg Beitchman, zv/President, Content Sales and Partnerships, CNN International Commercial.

 

Rreth Gener2:

Gener2 është një nga kompanitë më të mëdha private të ndërtimit në Shqipëri.

Aktiviteti i Gener2 është i shtrirë në industri të tilla si: ndërtim, infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh, menaxhim projektesh inxhinierike, energji dhe telekomunikacion, menaxhim pronash dhe shitje.

Në 20 vitet e fundit, Gener2, ka lënë gjurmë në tregun shqiptar dhe atë rajonal, duke zhvilluar një profil dinamik dhe standard biznesi, duke çuar përpara dhe zbatuar projekte strategjike e njëkohësisht duke kontribuar në mënyrë domethënëse në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

 

Rreth CNN:

CNN International Commercial (CNNIC) është divizioni i Turner International, përgjegjës për veprimet e biznesit të pronësive të CNN jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha aktivitetet tregtare për marka si CNN International, Cnn en Espanol, CNN Arabic, CNN Style, CNNMoney dhe Great Big Story janë në një linjë brenda divizionit. Kjo përfshin dhe shitjet e reklamave, sponsorizimet, zhvillimin e përmbajtjeve tregtare, shitjen e përmbajtjeve, licencimin e markave, shpërndarjen dhe operacionet që kryhen jashtë, zhvillimin e biznesit dhe marketimin për ofruesit botërore liderë të informacionit.

CNNIC është një lider i njohur në industrinë ndërkombëtare të reklamave dhe përdorimin e përmbajtjeve komerciale që janë vlerësuar me çmime prestigjioze, prodhuar përmes njësisë së saj të krijimit. Ato janë nxitur edhe nga përdorimi i avancuar i të dhënave e risive dixhitale, të cilat kanë rezultuar në partneritete të forta dhe të qëndrueshme me shumë marka të njohura në botë.

Njësia e Shitjes së Përmbajtjes dhe Licencimit ka marrëdhënie me më shumë se 1,000 bashkëpunëtorë në të gjithë botën, duke filluar nga licencimi i markës CNN, nga kontratat mbi përmbajtjen, si dhe nga ofrimi i shërbimeve të konsulencës. CNNIC ka zyra në të gjithë botën, me seli qendrore në Londër, Hong Kong dhe Miami.

Për më shumë informacion vizitoni faqen: http://commercial.cnn.com 

Contact Gener2:
Elona Gusmari, McCann Tirana
Elona.Gusmari@mccann.al

Contact CNN:
Dan Faulks, CNN International Commercial,
dan.faulks@turner.com

Galeri