Për Gener 2, cilësi do të thotë të tejkalosh pritshmëritë e klientëve duke garantuar cilësi dhe profesionalizëm që në krye të herës. Ne jemi në përmirësim të vazhdueshëm të performancës tonë, me synimin për të qenë gjithmonë zgjedhja e parë e klientëve, komunitetit, dhe punonjësve duke u krenuar njëkohësisht me standardet tona të larta, dëshmi e të cilave janë çertifikimet ndërkombëtare të akorduara.

Më 16 Dhjetor 2008, Gener 2 u çertifikua për herë të parë nga The International Certification Network, IQNet (Rrjeti Ndërkombëtar i Certifikimeve n.t) dhe partneri i tij CISQ/RINA për implementimin dhe ruajtjen e një Sistemi Menaxhimi Cilësor që përmbush kërkesat e standardit ISO 9001:2008.

Ky standard i është atribuar kompanisë tonë bazuar në pëmbushjen dhe respektimin e rregullave ndërkombëtare për përfundimin në kohë të projekteve për “dizenjimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e godinave civile dhe industrial, ndërtimin e rrugëve, prodhimin dhe instalimin e kornizave metalike të dyerve/dritareve’’.

Më 27 Tetor 2011, Gener 2 u çertifikua për herë të parë nga The International Certification Network, IQNet (Rrjeti Ndërkombëtar I Certifikimeve n.t) dhe partneri i tij CISQ/RINA për implementimin dhe ruajtjen e një Sistemi Menaxhimi Mjedisor i cili përmbush kërkesat e standardit ISO 14001:2004.

Portofoli ynë i gjerë i projekteve të ‘’dizenjimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve dhe godinave industriale dhe civile”, respekton rigorozisht dhe është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare duke minimizuar në mënyrë të vazhdueshme çdo impakt negative mjedisor.

Këto standarde bashkëkohore janë evidencë e angazhimit tonë në lidhje me komunitetin dhe ambientin, të cilat përbejnë një avantazh te dukshëm konkurrues në cilesinë dhe mbrojtjen e këtij të fundit.