Televizioni më i ri informativ A2 pritet të nisë transmetimin në fund të vitit 2018 duke sjellë në tregun mediatik shqiptar standardet e CNN.

 

 

Televizioni më i ri informativ A2 pritet të nisë transmetimin në fund të vitit 2018 duke sjellë në tregun mediatik shqiptar standardet e CNN.

 

Stafi i profesionistëve do të jetë guri i themelit mbi ku do të ngrihet televizioni që do të ndryshojë rregullat e lojës në median vendase.

 

A2 po ndjek në mënyrë strikte të gjithë proceset e përgatitjes nën udhëzimet dhe modelin e CNN ku një vëmendje e veçantë po i kushtohet strukturës organizative dhe rekrutimit.

 

A2, bashkë me CNN dhe konsulentët profesionistë të medias, janë duke organizuar të gjithë strukturën e nevojshme për të afruar në A2 profesionistët më të mirë të fushës.

 

Së shpejti, faqja zyrtare e A2 të jetë online. Të gjithë profesionistët e interesuar do të informohen në lidhje me kërkesat dhe kriteret e aplikimit nëpërmjet faqes web.