Qendra më e re tregtare në zemër të Tiranës: Toptani Shopping Center

Toptani Shopping Center do të jetë destinacioni më i ri i blerjeve dhe argëtimit në kryeqytet. I vendosur në qendër të Tiranës, struktura prej 60 000 m2 është projektuar për t’u shndërruar në një nga qendrat më prestigjioze në vend duke përmbushur kërkesat e qytetarëve të Tiranës dhe vizitorëve.

Toptani Shopping Center do të ofrojë më shumë sesa marka të njohura ndërkombëtare: përpos tyre, qendra do të jetë një përvojë blerjesh dhe argëtimi larg të zakonshmes në një ambient estetik e stimulues. Gjithashtu ajo do të jetë mikpritësja e një shumëllojshmërie markash në fushën e modës, sportit, stilit të jetës, pajisjeve elektronike, pajisjeve për shtëpi, etj. Qendra do të ofrojë ambiente argëtimi si edhe bare e restorante.

Qendra e re do të ofrojë ambiente unike dhe mjaft të leverdisshme parkimi, të shtrira në pesë kate parkimi nëntokësor me një kapacitet prej 600 makinash. Arkitektura moderne dhe detajet e dizajnit tërheqës të qendrës, brenda dhe jashtë saj, do të tejkalojnë pritshmëritë dhe aspiratat e klientëve dhe qiramarrësve. Toptani Shopping Center, destinacioni më i ri multifunksional në zemër të Tiranës do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh dhe shërbimesh.