Portofoli ynë i ndërtimit është i larmishëm dhe kompleks duke përfshirë objekte rezidenciae, qendrare tregtare dhe biznesi, infrastrukturë rrugore, ujësjellës dhe kanalizime, fibra optike, fabrika të përpunimit, porte dhe kullën e kontrollit ajror të aeroportit kombëtar. Njëkohësisht, Gener 2 ka lënë gjurmë domethënëse në fushën e ndërtimit me objekte thuajse në çdo zonë të kryeqytetit.

Një nga projektet më të rëndësishëm të Gener 2, është Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), një projekt për zhvillimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës. TAP-i do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror. Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 211 kilometra në pjesën tokësore. Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë, vijon në Korcë, Skrapar, Berat dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare. Gener 2 është përzgjedhur nga TAP për përgatitjen dhe rehabilitimin e infrastrukturës rrugore dhe urave në Shqipëri, një projekt i cili është drejt përfundimit.(Për më shumë info klikoni këtu).

Dëshmi e qasjes sonë të sukseshme janë projektet e përfunduara apo në zbatim, si më poshtë listuar.

  • Ndërtimi i Rrugëve dhe Urave që Preken nga TAP
  • Ndërtimi i Rrjetit të Shpërndarjes 20kV në Spitallë – Lot 2
  • Ndërtimi i Rrugës Qukës – Qafë Plloçë. Lot 2
  • Ndërtimi i Rrugës Qukës – Qafë Plloçë. Lot 1
  • Rrjeti i Energjisë në Babrru – Paskuqan, Lot 3
  • Investime në Rrjet në Zonën e Paskuqanit
  • Rrjeti i Furnizimit me Energji Elektrike 20kV në Zonën e Bathores
  • Zgjerimi i 20 kv Dalja F-5 drejt Gjiri të Lalezit
  • Ndërtimi i Kabinetit Elektrik 20 kv në KDS
  • Ndërtimi i Rrjetit 20 kv me Daljet F-7 dhe F-8 nga Nënstacioni Kashar, Kamëz
  • Ndërtimi i Feeder 20 kv 332 Nënstacioni dhe Kabineti Përkatës
  • Ndërtimi i Rrjetit të Shpërndarjes 20kV në Spitallë – Lot 1
  • Ndërtimi i Kolektorit Kryesorë të Qytetit të Shkodrës Seksioni i Teatrit – Sheshi Rus, Lot 3
  • Kulla për Kontollin e Trafikut Ajrorë
  • Ndërtimi i Kolektorit Kryesorë të Qytetit të Shkodrës
  • Impianti i Pastrimit të Ujrave të Zeza në Fshatin SOS
  • Ujësjellës Kanalizimet në Shkodër
  • Ndërtimi i Rrjetit të Kanalizimeve të Ujrave të Zeza në Shirokë
  • Ndërtimi i Ujësjellësit Rural të Fshatrave Frankth, Bater (Komuna Komsi) & Mister (Komuna Gurrë), Dibër Rajoni – Lot 2.1
  • Furnizimi me Ujë i Lagjes Kuz Nr.10 dhe Lagjes Magaze në Fushë Krujë
  • Rikonstruksioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Mamurrasit
  • Sistemi i Furnizimit me Ujë në Kukës dhe 14 Fshatra
  • Projekti për Kanalizimet dhe Furnizimin me Ujë në Orikum
  • Rehabilitimi i Stacionit Hekurudhorë Kashar
  • Ndërtimi i Pallatit të Kulturës në Qytetin e Kavajës
  • Punë Civile për Mbrojtjen e Lumit Buna – Fshati Oblikë, Lot II, Shkodër
  • Punë Civile për mbrojtjen e Lumit Buna – Fshati Oblikë, Shkodër
  • Punime Ndërtimore për Monumentin e Hasan Prishtinës dhe Mbretit Zog
  • Kompleks Rezidencial dhe Kullë Shërbimi në Shëngjin
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale me 4, 5 Kate Parkim Nëntokësorë në Rr. Abdi Toptani
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale me 4, 11, 15, 20 Kate me 3 Kate Parkim Nëntokësorë tek Papa Gjon Pali II
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale 8 Kate me 2 Kate Parkim Nëntokësorë tek Muzakët
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale 11 Kate me 2 Kate Parkim Nëntokësorë në Don Bosko
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale 1, 6, 8 dhe 9 Kate me Parkim Nëntokësorë tek Jordan Misja Kulla 3, 4
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale 1, 6, 8 dhe 9 Kate tek Jordan Misja Kulla 1, 2
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale 5, 7 dhe 8 Kate në Rr. Ali Demi
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale 5, 7 Kate në Rr. Elbasan
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale 3, 5, 7 Kate në Rr. Dibrës
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale 5, 7 Kate në Ali Visha
  • Ndërtesa Rezidenciale dhe Komerciale 1, 6, 8 dhe 9 Kate në Don Bosko
  • Ndërtimi i Zonës Operacionale të Portit të Shëngjinit
  • Rehabilitimi i Portit të Shëngjinit
  • Ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës, në Anën Veri-Lindore, Lot 1
  • Rikonstruksioni i Rrugës Bogë – Qafë Thore
  • Ndërtimi i Rrugës By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë, Loti 8
  • Rindërtimi i Rrugës Ura e Dushaj-Sheshi i Trageteve
  • Rindërtimi i Rrugës Sheshi Trageteve – Lekbibaj
  • Punime në Infrastrukturën Rrugore për Albanian Telecommunications Union
  • Rindërtimi i Rrugës Qeparo – Sarande, Lot 1
  • Rindërtimi i Rrugës Gose – Ville Bashtove
  • Ndërtimi i Rrugës Porto Romano, Lot 2
  • Ndërtimi i Rrugës Fushë Krujë – Milot (zgjerimi i autostradës), Lot 6
  • Ndërtimi i Rrugës së Arbërit (Seksioni Ura e Brarit – Hyrja e Tunelit Qafë Murrizë)