Gener 2 është nga kompanitë më prestigjioze të ndërtimit dhe menaxhimit të projekteve në Shqipëri, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.map

Gjatë njëzet viteve të fundit, ne jemi zhvilluar nga një kompani e suksesshme ndërtimi në një korporatë inovatore, ambicioze dhe vizionare. Së bashku me klientët dhe partnerët tanë, ne realizojmë dhe implementojmë projekte nga më të njohurat dhe vitale për zhvillimin në afatgjatë dhe rritjen ekonomike. Vizioni i Gener 2 mbështetet në transformimin e përvojës së ndërtimit duke ndërtuar në mënyrë të zgjuar dhe për të arritur këtë qëllim ambicioz, ne jemi të angazhuar në zbatimin e tre strategjive kyçe të korporatës:

  • Avancimin e fuqisë së inovacionit
  • Mbështetjen ndaj njerëzve tanë për të rritur performancën
  • Angazhimni në projekte komunitare gjitheperfshirese

Gener 2 është përkushtuar për të ofruar një shërbim të cilësisë së larte dhe të tejkalojë pritshmëritë e klientëve dhe partnereve te biznesit, duke kombinuar njohuritë, aftësitë dhe përvojën shumëvjeçare në implementimin e çdo projekti.

“Të dedikuar ndaj përsosmërisë” është një angazhim i ndërmarrë nga stafi i Gener 2 në kuadrin e krijimit të një kulture solide të korporatës që vë theksin në zgjidhje të qëndrueshme dhe zbatimin e suksesshëm të projekteve tona duke mbështetur në mënyrë të vazhdueshme praktikat dhe idetë e reja me synim bashkëpunimin dhe komunikimin e hapur në çdo hap të realizimit të tyre.