Për Gener 2, cilësi do të thotë të tejkalosh pritshmëritë e klientëve duke garantuar cilësi dhe profesionalizëm që në zanafillë të cdo projekti. Ne jemi në përmirësim të vazhdueshëm të performancës tonë, me synimin për të qenë gjithmonë zgjedhja e parë e klientëve, komunitetit, dhe punonjësve duke u krenuar njëkohësisht me standardet tona të larta, dëshmi e të cilave janë çertifikimet ndërkombëtare të akorduara.

Më 16 Dhjetor 2008, Gener 2 u çertifikua për implementimin dhe ruajtjen e një Sistemi Menaxhimi Cilësor që përmbush kërkesat e standardit ISO 9001.

Ky standard i është atribuar kompanisë tonë bazuar në pëmbushjen dhe respektimin e rregullave ndërkombëtare për përfundimin në kohë të projekteve për “dizenjimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e godinave civile dhe industrial, ndërtimin e rrugëve, prodhimin dhe instalimin e kornizave metalike të dyerve/dritareve’’.

Më 27 Tetor 2011, Gener 2 u çertifikua për implementimin dhe ruajtjen e një Sistemi Menaxhimi Mjedisor i cili përmbush kërkesat e standardit ISO 14001.

Më 2 Tetor 2013 Gener 2 u çertifikua për implementimin dhe ruajtjen e një Sistemi Menaxhimi Sigurie dhe Shëndeti që përmbush kërkesat e standardit OHSAS 18001.

Më 2 Tetor 2014 Gener 2 çertifikua me PASS99 për integrimin e sistemeve 9001, 14001 dhe 18001

Portofoli ynë i gjerë i projekteve të ‘’dizenjimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve dhe godinave industriale dhe civile”, respekton rigorozisht dhe është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare duke minimizuar në mënyrë të vazhdueshme çdo impakt negativ mjedisor.

Këto standarte bashkëkohore janë dëshmi e angazhimit tonë në lidhje me komunitetin dhe ambientin, të cilat përbejnë një avantazh te dukshëm konkurrues në cilësinë dhe mbrojtjen e këtij të fundit.