Misioni

Synimi kompanisë tonë është të realizojë cdo projekt në mënyrë inovatore, eficente, kost-efektive dhe të suksesshme. Qëllimi kryesor i Gener 2 është të ofrojë cilësinë maksimale me integritet dhe standardet më të larta të etikës brenda dhe jashtë vendit.

Vizioni

Zhvillimi i projekteve tona, qofshin ato publike apo private, mbështet dhe zhvillon ekonomitë lokale duke përmirësuar cilësinë e jetesës në çdo treg ku ne operojmë.Gener 2 është përkushtuar në ruajtjen dhe promovimin e standardeve më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe barazisë në të gjitha marrëdhëniet e ndërtuara me partnerët e biznesit, klientët, kontraktorët, nën – kontraktorët dhe punonjësit.

Vlerat

Përgjegjësia & Integriteti – Ne jemi të përgjegjshëm, të përkushtuar dhe të vetëdijshëm për projektet që realizojmë duke aplikuar standarde solide etike në çdo punë tonën. Ne punojmë me profesionalizmin më të lartë me partnerët tanë të biznesit duke respektuar traditat dhe kulturen lokale, duke ruajtur integritetin e kompanisë. Ne jemi të vëmendshëm që sjellja jonë e biznesit të jetë konform kuadrit ligjor, dhe punonjësit tanë të ruajnë standardet më të larta të etikës në përfaqësimet e kompanisë.
Ne vëmë theksin ne ruajtjen e konfidencialitetit dhe integritetit te partnerëve tanë të biznesit, klientëve, kontraktorëve, nën – kontraktorëve dhe punonjësve. Integriteti dhe respekti, përbëjnë themelet e kulturës se Gener 2.

Përkushtimi ndaj Biznesit – Ne jemi të përkushtuar ndaj punës në grup për të arritur rezultatet maksimale. Projekti juaj është një ndërmarrje e përbashkët, ndaj ne veprojmë si një organizatë e konsoliduar – duke ndërtuar suksesin së bashku. Ne bashkëpunojmë shumë ngushtë me njëri tjetrin, për t’i shërbyer me efikasitet klientëve tanë. Duke qëndruar konsistentë në ruajtjen e standardeve tona të larta në shërbime dhe staf, ne paraqesim gjithmonë ekipet me idetë dhe përvojën më brilante në çdo angazhim tonin, me qëllimin e vetëm që klienti të shohë dhe të ndjejë përkushtimin maksimal të stafit tonë.

Pajtueshmëria & Antikorrupsioni – Gener 2 synon të promovojë një kulturë organizative që mbështet sjelljen etike, një angazhim ndaj vlerave të kompanisë dhe pajtueshmërisë me kuadrin ligjor. Për këtë qëllim, Gener 2 ka ravijëzuar, implementuar dhe po monitoron një program pajtueshmërie efektiv, për të reflektuar praktikat më të mira të industries dhe të jetë konsistent me legjislacionin e aplikuar. Programi i pajtueshmërisë dhe etikës synon të paraqesë rezultate lehtësisht të prekshme, duke përfshirë kulturën e besimit, përgjegjësisë dhe integritetit si edhe përmirësimin e programit për parandalimin, mbrojtjen, përgatitjen, identifikimin dhe kundërpërgjigjën ndaj papajtueshmërisë.
Kodi Profesional i Sjelljes së Gener 2 ( GE2 – HR – COD – 003-02 ), politikat dhe udhëzimet e menaxhimit , duke përfshirë Politikat Antikorrupsion dhe Anti Mitëmarrje , Dhuratat ose të mira të tjera financiare, Sponsorizimet , Donacionet Politike & të Bamirësisë janë në fuqi dhe vendosin standardet e sjelljes së Gener 2 ndaj Pajtueshmërisë dhe Antikorrupsionit.