Etika

Angazhimi ynë është pajtueshmëria e sjelljes së biznesit me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi dhe ruajtja e standardit të lartë të etikës në cdo përfaqësim në emër të kompanisë.
Parimi ynë thelbësor është ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të klientëve tanë, partnerëve të biznesit, kontraktorëve, nën – kontraktorëve, punonjësve, furnitorëve dhe çdo institucioni apo individi që është cdo ditë në marrëdhënie biznesi me ne.
Gener 2 dhe stafi i kompanisë, kanë përgjegjësinë të veprojnë profesionalisht duke ju përmbajtur ligjeve dhe rregullave në fuqi. Integriteti dhe respekti janë themelet e kulturës së Gener 2.

Kodi i Sjelljes

Kodi i Sjelljes i Gener 2 udhëheq dhe përcakton qasjen tonë ndaj sjelljes etike dhe praktikave të drejta të biznesit. Parimet themelore të etika në biznes dhe integritetit janë thelbësore për besueshmërinë tonë.
Të gjithë punonjësit duhet të respektojnë shtetin dhe institucionet e tij në mbështetje të ligjit duke përmbushur të gjitha detyrimet në mënyrë të përgjegjshme. Ata duhet të tregojnë ndershmëri dhe të jenë të drejtë në cdo aspect të veprimtarive të biznesit.
Pritshmëritë tona janë të njëllojta për standardet e sjelljes së partnerëve tanë. Nëse praktikat, rregullat ligjore apo rregulla të tjera ndryshojnë nga ato të parashikuara në Kodin e Sjelljes, janë rregullat më strikte ato të cilat aplikohen në cdo rast.
Mos – zbatimi i Kodit të Sjelljes përbën shkak për marrjen e masave disiplinore, duke përfshirë ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës apo cdo mënyrë tjetër bashkëpunimi.

Ju mund të shkarkoni këtu Kodin e Sjelljes së Gener 2.

Nëse ju jeni dëshmitarë të një situate apo dyshoni për raste të shkeljes së Kodit dhe politikave tona apo ligjit, jeni të lutur ta raportoni menjëherë në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Nëpërmjet postës duke ju drejtuar Zyrtarit të Pajtueshmërisë dhe Antikorrupstionit në adresën:
    Gener 2
    ABA Business Center | Rr. Papa Gjon Pali II
    Tirana, Albania
  • Nëpërmjet telefonit (numër pa pagesë): (+355) 08001474
    (Nga e Hëna në të Premte: 9:00 – 17:00)
  • Nëpërmjet postës elektronike në: compliance@gener2.al

Lutemi të përdorni këto kanale komunikimi për ankesa rreth produkteve apo shërbimeve të Gener 2.
Të Flasim është thelbësore për ne në ruajtjen e reputacionit, suksesit dhe aftësisë për të vepruar – tani dhe në të ardhmen!

Ju mund të kërkoni që të mbeteni anonim dhe kur ju e bëni nje denoncim duhet të dini që Kompania ndalon në mënyrë kategorike cdo lloj veprimi hakmarrës dhe/ose ndërshkues ndaj personit ose personave të cilët raportojnë me mirëbesim veprimtari të cilat shkelin ligjin, etikën, politikat e kompanisë dhe rregulloreve përkatëse.