Gener 2 dhuron mjete shkollore për fëmijët e zonave më të thella vendit

Përgjegjësia sociale në kontribut dhe zgjidhje të nevojave të shoqërisë dhe komunitetit është pjesë integrale e kulturës se Gener 2. Në kuadrin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016 – 2017, kompania Gener 2 ka pajisur me mjete shkollore fëmijët e zonave më të thella të vendit. Synimi i kësaj nisme është që t’u japë këtyre fëmijëve një paketë të plotë dhe të domosdoshme për të zhvilluar proçesin e shkollimit. Paketa përmban çantën e shkollës, fletore, lapsa, vizore, stilolapsa dhe çdo mjet tjetër të nevojshëm për zhvillimin e një procesi produktiv mësimor.
Prej vitesh Gener 2 është angazhuar në projekte të përgjegjësisë sociale duke ndihmuar komunitetet dhe shtresat në nevojë. Paketa që ne dhurojmë për fëmijët e këtyre zonave është e plotë dhe kompleton me mjetet e nevojshme shkollore të gjithë fëmijët që nuk kanë mundësi t`i kenë ato

Rreth Gener 2:
Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme dhe menaxhim pronash. Një pjesë e rëndësishme e portofolit të Gener 2, është edhe energjitika, ku aktualisht kompania do të zhvillojë hidrocentrale me mbi 100 MW kapacitet të instaluar. Aktualisht, kompania është e angazhuar në një sërë projektesh në të gjithë vendin, duke kombinuar njohuritë, aftësitë dhe përvojën për të përfunduar çdo projekt me sukses dhe standarde të larta.

Për më shumë informacion: info@gener2.al
Për më shumë rreth Gener 2: www.gener2.al

Galeri