Çmimi “Ndërtuesi i Vitit”

Gjatë një mbrëmje gala të organizuar me rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Ndërtimit dhe Pasurive të Paluajtshme  të mbajtur në Tiranë, kompania Gener 2 fitoi çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes dhe të të gjithë aktivitetit, “Ndërtuesi i Vitit” 2011, çmim i shpallur drejpërdrejt nga guru i pasurive të paluajtshme, Donald Trump.

Ndarja e çmimeve Real EX 2011 ishte momenti gala i panairit të dytë ndërkombëtar të ndërtimit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Pjesëmarrëse në këtë panair ishin mbi 60 kompani vendase dhe ndërkombëtare ndërtimi.

Pjesa kulmore e mbrëmjes ishte prezantimi drejtpërdrejt nga New York i Donald Trump nëpërmjet një video konference, gjatë së cilës ai iu përgjigj disa pyetjeve nga të ftuarit si edhe diskutoi mbi pikëpamjet e tij lidhur me industrinë dhe tregun global të pasurive të paluajtshme. Në fund të prezantimit të tij, Trump shpalli fituesin e vitit për kategorinë “Ndërtuesi i Vitit”, çmim i cili i shkoi kompanisë Gener 2.

Gjatë marrjes së çmimit, përfaqësues së Gener 2 shprehën mirënjohjen e tyre dhe j’ua dedikuan çmimin punonjësve të talentuar dhe të përkushtuar të Gener 2.

Paneli i jurisë përzgjodhi fituesit e mbrëmjes në të gjitha kategoritë duke u bazuar në disenjimin e projekteve, qëndrueshmërine, vendndodhjet dhe shërbimet.